Një shqiptar zgjidhet në krye të ‘SPAK-ut’ maqedonas

10 Nëntor 2022 | 12:52

Islam Abazi është drejtuesi i ri i Prokurorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Abazi është shqiptari i parë që merr këtë post, i cili gjatë historisë së Maqedonisë së Veriut është drejtuar ekskluzivisht nga maqedonas.

Ndryshimi erdhi pas shkarkimit të ish shefes Vilma Ruskovska dhe votimit nga gjithë prokurorët e Maqedonisë së Veriut, të cilët i dhanë besimin prokurorit shqiptar nga Gostivari.

“Duke u bazuar në punën dhe përvojën time të deritanishme, ju them se do e ushtroj këtë detyrë me profesionalitet dhe konform ligjit, dhe do e përfaqësoj denjësisht këtë institucion. Do jemi transparent deri në atë pikë kur nuk cenohet imazhi, identiteti apo fshehtësia e procedurës hetimore”, tha Islam Abazi.

Abazi mohoi zërat se është i lidhur me politikën dhe premtoi luftë të pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit, pa dallime.

“Funksioni i prokurorit publik nuk korrespondon me kryerjen e ndonjë funksioni tjetër publik ose anëtarësi në parti politike, sipas kësaj, asnjëherë nuk kam qenë as nuk jam anëtar i ndonjë partie politike, as në punën time të deritanishme nuk kam lënë përshtypje se unë kam…të themi relacione ose pozicione me parti konkrete politike”, theksoi ai.

Në Prokuroritë e qyteteve në Maqedoninë e Veriut ku jetojnë shqiptarë, përfaqësimi është shumë i dobët.

Në prokurorinë e Islam Abazit për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka vetëm dy shqiptarë, prej 12 anëtarëve. Ndërsa situata më e keqe është në Prokurorinë Themelore të Shkupit ku nga 46 prokurorë, vetëm tre janë shqiptarë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026