Gazetarë në RMV kërcënojnë me bojkot, duan ndryshime ligjore për mbrojtje nga sulmet
Sulmet në rritje ndaj gazetarëve në Maqedoninë e Veriut kanë shtyrë këta të fundit të kërcënojnë me bojkot nëse nuk votohen ndryshimet ligjore në Parlament.
Ata kërkojnë që sulmi ndaj gazetarëve të trajtohet si sulm ndaj një zyrtari, gjë që do rriste nivelin e sigurisë për ta.
“Ju bëjmë thirrje deputetëve që të votojnë ndryshimet në Kodin Penale të cilat do dënojnë sulmet ndaj gazetarëve. Me ndryshimet ligjore sulmi ndaj gazetarit nuk do të trajohet si sulm ndaj një individi por sulm ndaj profesionit. Nëse nuk votohen ndryshimet, ne do të bojkotojmë punën”, u shpreh Pavle Bellovski, kryetar i Sindikatës së Gazetarëve.
Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Mlladen Çadikovski, kujtoi se numri i sulmeve ndaj gazetarëve është në rritje dhe kjo ngre alarmin për urgjencen e ndryshimeve ligjore.
“Në vitin 2020, ka pasur 14 sulme ndaj gazetarëve, tetë prej të cilave ndaj gazetareve femra dhe vetëm dy janë zgjidhur me vendim gjykate. Në vitin 2021, nga pesë sulme, tre ishin kundër gazetareve femra, në vitin 2022, deri më tani kemi gjashtë sulme ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias”, theksoi ai.
Çadikovski vlerëson se indiferenca e autoriteteve për sigurinë e gazetarëve, shton rrezikun e censurës.
LEXONI GJITHASHTU
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 18:42 Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 32 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 18:35 I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
- 18:29 Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
- 18:26 Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar