English

Një vajzë saldatore, Klarisa Naçi kundër të gjithëve për të ndjekur ëndrrën e saj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Klarisa Naçi është një 20 vjeçare që ka zgjedhur të ushtrojë një profesion shumë të rrallë për vajzat. Përkundër dëshirës së prindërve të saj, prej disa muajsh ajo punon si saldatore.

- Advertisement -

Është 20 vjeçe dhe punon si saldatore. Një profesion që ka mbizotëruar nga burrat, nuk e ndali Klarisa Nacin, të ndjekë pasionin e saj.

“17- kam mbaruar shkollën e saldimit, më pëlqente ky zanat, unë merrem me saldim, axhustim. Tek pjesa e saldimit, u trembja ndonjëherë dhe më kanë ndihmuar çunat”-tha Klarisa Naçi,  saldatore.

Në klasën e saj, ka qenë e vetmja vajzë. Zgjedhja e saj ka qenë e papritur për këdo. Madje dhe për prindërit e saj. Babai që është frymëzimi i saj, pika e dobët, është ai që i ka dalë kundër ndonëse sot mund të ishin kolegë.

“20- ky pasion më ka ardhur nga babai e kam pasur dhe e kam saldator akoma. Nuk është për ty, nuk donte. Tani e mban kokë ulur dhe nuk me flet fare. Më thoshte që nuk është për ferma saldimi, fare, i thoja do ta vazhdoj se më pëlqen”, tha Klarisa Naçi, saldatore.

Ka gjetur mbështjete tek profesorët, në shkollë. Ishin ata shtysa që 20-vjeçarja të gjente një punë.

“20- më thanë shumë mirë vetëm bej kujdes, sepse ka vetëm hekura, duhet të pajisesh e doreza, uniformë, me syze kur të saldosh duhet të rrish tamam, të ndihmosh shokët kur kanë pengese i thoja profesorit, ku ta gjeja një punë. U detyrua profesori që erdhi këtu dhe erdha këtu në punë. Mu desh një pjesë e krahut tjetër për të vazhduar një punë një ndihmë e shpejt” tha Klarisa Naçi,  saldatore.

Për Klarisën nuk është ka qenë e lehtë. Por sot në këtë 8 Mars, dëshira më e madhe është t’ia vërtetojë prindërve se gjinia nuk ka rëndësi, ajo mund t’ia dalë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?