Njësia Speciale e Kosovës, 1 ditë pune me trupat që u përballën me terroristët serbë
Në vitin 2021, Euronews Albania paraqiti përmes dokumentarit “Memory” një ditë nga puna që bën Njësia Speciale e Kosovës.
Në një kohë, kur tensionet në veri të Kosovës sa vijnë e rriten dhe kur një efektiv i policisë u vra nga terroristët serb, detajet nga përgatitja e tyre janë mëse aktuale.
Çdo mëngjes pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës marrin detyra të ndryshme, që mbartin shkallë të ndryshme rreziku. Ushtrimet përsëriten me interesin e një situate reale, vazhdimisht deri në perfeksion. Pas vrapimit në orë të hershme vazhdojnë me ushtrimet në disiplina të mbrojtjes së afërt dhe arteve marciale.
Pas kësaj vazhdon ushtrimi me armë. Organizimi për të kapur keqbërësin u ngjan filmave, por intensiteti është më i madh se një set filmi. Policët e Njësisë Speciale këto situata i kanë të shpeshta, thuajse të përditshme. Ata kanë dhe mjetet e tyre që i përdorin kur situata është e rrezikshme.
“I kemi përdorur këto mjete sa herë që niveli i rrezikshmërisë arrin shkallën e lartë ose ekstreme. Personeli që i përdor këto automjete janë të trajnuar edhe në nivel vendor, edhe në nivel ndërkombëtar,”- tregoi asokohe Besart Ahmeti shefi i NSJO-Prishtinë.
Për pak minuta specialët përfundojnë misionin me sukses dhe largohen në mënyrë të organizuar.
Pas kësaj destinacioni i tyre është poligoni për qitje, ku përgatiten për situata me të cilat mund të ndeshen gjatë punë së përditshme. Një profesion si ky ku bashkëjetohet me rrezikun, pajisja me armatimin e duhur është kufiri mes jetës dhe fatatlitetit.
“Kemi pasur raste të ndryshme, ku na është rrezikuar dhe jeta. Ka qenë një rast në 21011 kur kemi humbur një koleg. Në këtë ngjarje mund të kishte dhe më shumë viktima, por vetëm ai humbi jetën. Humbje e kolegut shkaktoi dhimbje, por duhet të vazhdojmë punën,”- u shpreh Rrahmon Berisha udhëheqës TOGU për Euronews Albania në 2021-shin, kur u realizua dokumentari.
Për të qenë pjesë e “Njësisë Speciale Operative të Kosovës’ duhet të kesh qenë dy vjet pjesë e policisë së Kosovës, pas kësaj zhvillohet një provë dhe intervista ku bëhet përzgjedhja. Pas përzgjedhjes kalon në një stërvitje të vështirë.
Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një grup të armatosur në Banjskë të Zveçanit në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe.
Sulmuesit e armatosur, rreth 30 persona, ishin vendosur në manastirin e Banjskës, nga ku shkëmbyen të shtëna me organet e rendit.
Autoritetet konfiskuan edhe një sasi të madhe armatimi. Autoritetet e Kosovës bënë përgjegjës Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi fajësoi zyrtar serbët e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve
FBK me strategji për basketbollin 3×3 drejt “Prishtina 2030”
Përleshje fizike në Prishtinë, plagosen 2 persona. Dyshohet se është përdorur edhe një armë
- 16:36 Pakistani: Do të marrim pjesë nesër në bisedimet SHBA-Iran në Zvicër së bashku me Katarin
- 16:17 Vance: Witkoff dhe Kushner janë në Zvicër për bisedime me Iranin, gjërat po shkojnë mirë
- 16:06 New York-u vishet Kuq e Zi, gazetari jep detaje për Paradën e Shqiptarëve
- 16:00 Rama refuzon të flitet për Marjana Koçekun në mbledhjen e grupit të PS-së
- 15:57 Irani: Do të dërgojmë një delegacion në Zvicër për bisedime me SHBA-në
- 15:57 Zhduket e mitura nga Gramshi, familjarët apelojnë për ndihmë për gjetjen e 13-vjeçares