Njihuni me Aldona Lushën, talentin e ri të sportit të qitjes në Shqipëri
Në moshën kur shumica e fëmijëve janë ende duke kërkuar pasionet e tyre, 12-vjeçarja Aldona Lusha ka gjetur tashmë atë që i mbush zemrën me emocion: sportin e qitjes.
Çdo ditë, pas përfundimit të shkollës, Aldona niset drejt poligonit me të njëjtin zjarr dhe entuziazëm, duke ndjekur ëndrrën për t’u bërë një ndër qitëset më të mira në vend.
“Unë jam 12 vjeçe dhe merrem me qitjen prej tre vitesh. Fillimisht, zysha jonë kërkonte që vëllezërit e mi të provonin sportin, por unë vendosa të provoj nga kurioziteti. Që atë moment, më pëlqeu jashtëzakonisht dhe vendosa të vazhdoj,” rrëfen Aldona.
Rutina e saj ditore përfshin detyrat e shkollës, pak pushim dhe stërvitje në poligon, ku fillimisht kryhen ushtrimet e ngrohjes dhe më pas qitja praktikë. Stërvitjet zgjatin rreth dy orë, ndërsa trajnerja e saj, Lume Pepa, e motivon çdo ditë të japë më të mirën.
Aldona ka marrë pjesë edhe në gara, ku ndonëse fillimisht emocioni ishte i madh, ajo ka arritur rezultate të spikatura. “Kur të tjerët arrijnë rezultate më të larta se unë, nuk mërzitem. Përkundrazi, më shtyn të stërvitem më shumë,” thotë ajo.
Në të ardhmen, Aldona synon të bëhet një nga qitëset më të njohura dhe të forta në botë dhe të marrë pjesë në gara ndërkombëtare. Përveç sportit, ajo tregon interes edhe për mjekësinë dhe drejtësinë, por qitjen e konsideron një pasion unik që i jep një ndjesi të veçantë.
Aldona është pjesë e Klubit Tirana, ku ndihet mirë dhe aspiron të arrijë majat përmes punës, përkushtimit dhe stërvitjes. Ajo këshillon të gjithë të rinjtë të provojnë sportin e qitjes, duke e përshkruar si një aktivitet të bukur dhe shumë të veçantë.
Zjarr masiv në një kantier ndërtimi në Bruksel! Dyshohet disa viktima, vijojnë kërkimet për të zhdukurit
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 17:10 Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 17:09 Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiç: Shkarko ministren Paunoviç
- 17:09 Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
- 16:53 Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida