Noka me përfaqësuesit e LSI: Opozita shpall brenda pak ditësh kandidatin për Tiranën

28 Shtator 2025 | 14:24

Grupi i punës i ngritur nga Partia Demokratike për përzgjedhjen e kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës ka vijuar takimet edhe këtë të dielë.

Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti, të mandatuar nga Sali Berisha për përzgjedhjen e kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës, u takuan me përfaqësuesit e Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe Edmond Haxhinasto.

Në fokus të diskutimeve kanë qenë kriteret që duhet të përmbushë kandidati i përbashkët opozitar ndërsa Flamur Noka deklaroi se brenda pak ditësh opozita do të ketë gati emrin e kandidatit për Bashkinë e Tiranës.

“Ne po përpiqemi të unifikojmë qëndrimet për parametrat që duhet të ketë kandidati, i cili duhet të ketë në qendër të tij qytetarin. Çështje ditësh dhe do të keni kandidatin e opozitës për Bashkinë e Tiranës”, u shpreh Noka.

Tedi Blushi, nga ana tjetër, konfirmoi se në këtë fazë janë diskutuar vetëm kriteret, jo emrat konkretë.

“Sot kemi diskutuar për kriteret që duhet të ketë kandidati dhe jo për emra konkretë”, tha Tedi Blushi nga Partia e Lirisë.

Një ditë më parë, grupi i punës në Partinë Demokratike u takua me Fatmir Mediun dhe Agron Dukën ndërsa përjashtim nga këto negociata bën vetëm Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026