Nominohet ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë

30 Nëntor 2023 | 11:57

Diplomati Silvio Gonzato është nominuar si ambasador i Bashkimit Europian në Tiranë.

Gonzato u nominua në këtë post nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, më datë 27 nëntor.

Në njoftimin e Shërbimit Diplomatik të Bashkimit Evropian theksohet se Gonzato do të emërohet zyrtarisht, më 1 dhjetor 2023.

Silvio Gonzato e filloi karrierën e tij në BE në vitin 1988. Ai ka shërbyer si Zëvendës Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Gonzato ka qenë më parë Drejtor për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS). Në këtë cilësi, ai ishte përgjegjës për organizimin dhe përmbajtjen e të gjitha konsultimeve ndërmjet BE-së dhe vendeve partnere (mbi 40 prej tyre), zhvillimin e udhëzimeve të politikave dhe udhëzimet për delegacionet dypalëshe dhe shumëpalëshe të BE-së në çështjet që kanë të bëjnë me mbështetjen e demokracisë.

Në shtator 2015 ai u emërua Drejtor për Marrëdhëniet Ndërinstitucionale, Koordinimin e Politikave dhe Diplomacinë Publike në EEAS.

Ai ishte përgjegjës për koordinimin e të gjitha dosjeve politike dhe legjislative dhe përgatitjen e mbledhjeve të Këshillit të Punëve të Jashtme. Ai ishte gjithashtu përgjegjës për aktivitetet e diplomacisë publike (duke përfshirë promovimin e çështjeve kulturore në marrëdhëniet e jashtme të BE-së), çështjet e komunikimit strategjik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026