‘Non-grata konfirmon destabilizimin’, Balla reagon ndaj Berishës për rezolutën
Deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha për vendimin e Kuvendit për rezolutën e Srebenicës, Taulant Balla i quan djallëzore.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste shprehet se më 11 Korrik, Kuvendi do të mbajë seancën e posaçme në përkujtim të Gjenocidit në Mitrovicë.
“Më 11 Korrik 2022 Kuvendi do të mbajë seancën e posaçme në përkujtim të Gjenocidit në Mitrovicë, siç përcakton Rezoluta e Parlamentit Europian. Keqpërdorimi që po vazhdon të bëjë non-grata për qëllime djallëzore është konfirmim i damkosjes së tij si minues dhe destabilizues”, shkruan Balla në një postim në Twitter.
Një ditë më parë, Kuvendi rrëzoi kërkesën e deputetit Tritan Shehu që rezoluta për Strebenicën të futej jashtë radhe në kalendarin e punimeve, me qëllim për t’u diskutuar.
Këtë vendim, Berisha e ka quajtur të turpshëm dhe nënvizoi se pretendimet e Ballës dhe Ramës janë trillime të neveritshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Sot dita e 51-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Opozita bllokoi foltoren, Kuvendi miraton kërkesën e Ballës për shtyrjen e raportimeve të institucioneve kushtetuese
- 13:28 SHBA godet një objektiv në perëndim të Iranit
- 13:17 Plagosen 3 persona pas sulmit në një anije në Detin e Zi
- 13:00 Mijëra faqe interneti u mbyllën për transmetime të paligjshme të Kupës së Botës
- 12:41 Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 12:30 Ligjvënësit francezë votojnë sot për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët
- 12:17 Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë