“Non grata ndaj Berishës s’ka më vlerë”, Harxhi: Çfarë ndryshon administrata Trump
Edith Harxhi, anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike tha në “Now me Erla Mëhillin” se tashmë “non grata” e vendosur ndaj Sali Berishës nga SHBA-të tashmë e ka humbur fuqinë e saj.
Ajo tha se me ardhjen në pushtet të administratës së Donald Trump, tashmë çështja e “non gratës” ndaj Sali Berishës, nuk ka më vlerë.
Nëse hiqet apo nuk hiqet, apo kurdo që të hiqet “non grata”, ajo aktualisht e ka humbur vlerën e saj. Me ardhjen e administratës së re të presidentit Amerikan, me luftën që ai i ka hapur DeepState-it marikan dhe George Sorros, i cili ka qenë sponsor kryesor i “non gratës” për Sali Berishën dhe për sa kohë kjo non gratë ka qenë një “non grata” administrative brenda Departamentit të Shtetit dhe pa sanksionet e Thesarit, kjo është një çështje e mbyllur tashmë. Nuk ka më vlerë.
Ajo që ka vlerë sot është tsunami që po ndodh në botë kundër deep state amerikan dhe George Sorrosit e gjithë perandorisë së tij”,-tha Harxhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Tronditet Gjermania, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh
Protestuesja nga Franca në Tiranë, thirrje për ndryshim dhe integrim në BE
Protestuesi thirrje për bashkim përtej ndasive politike: Jemi këtu si shqiptarë
- 21:20 Tronditet Gjermania, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh
- 21:12 Protestuesja nga Franca në Tiranë, thirrje për ndryshim dhe integrim në BE
- 21:00 Fitorja që tronditi laburistët dhe themelet e Starmer në Britani
- 20:48 Zvicra kalon ligjin e ri kundër antisemitizmit, gjobë dhe ndjekje penale për personat që shfaqin në publik simbole naziste
- 20:31 Mbrojtësi uzbek Khusanov i dhuroi një fanelë kameramanit me të cilin u përplas gjatë ndeshjes ndaj Kolumbisë
- 20:30 Protestuesi thirrje për bashkim përtej ndasive politike: Jemi këtu si shqiptarë