“Non-grata tentoi të bllokonte Kuvendin”, Balla akuza Berishës
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh gjatë fjalës së tij në Kuvend se një “non grata” dhe një bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, po tentojnë që të bllokojnë punimet e Kuvendit.
Ai shenjëstroi në fjalën e tij Sali Berishën dhe Ilir Metën. Balla nënvizoi se Berisha nuk e do integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
“I njëjti person, i njëjta sjellje politike, e njëjta njollë e zezë e Shqipërisë dhe sot u mundua të marrë peng kuvendin, natyrshëm zonja drejtuese e seancës vazhdoj ta them se është në turpin e Kuvendit, që një non-gratë në bashkëpunim me një bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit të mundohen të pengojnë punën e Kuvendit të Shqipërisë. Çdo institucion e mbajnë rregullat, e mbajnë ligjet. Dështimi i mitingut shkaktojnë dhimbjet që kthehen këtu në një formë fyese për secilin prej nesh. Sali Berisha nuk e do integrimin. Nuk ka qenë kurrë këtu, por pengon integrimin me sjelljen e tij”, u shpreh Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Parazitë në opozitë s‘pranojmë”, Alibeaj reagon ashpër ndaj grupit të Berishës
- “Dy mushka kanë mbetur në fshatin tënd pa i punësuar”, Berisha i drejtojhet Manjës
- “Ja i paudhi”, Berisha bllokon foltoren, reagon Spiropali
Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona