“Parazitë në opozitë s‘pranojmë”, Alibeaj reagon ashpër ndaj grupit të Berishës
Kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur ashpër akuzave të grupit të Berishës se është “patericë” e Edi Ramës.
Me tone të larta nga foltorja e Kuvendit, Aliebaj tha se nuk përfaqëson asnjë, por veten e tij. Alibeaj nënvizoi se nuk pranon parazitë në opozitë.
“Këtë mocion e kam unë, përfaqësues i këtyre burrave, dhe grave dinjitoze, që nuk kanë asgjë që i lidh me 30 vitet e shkuara. Nuk kanë skelete në dollapë, si kanë këmbët e lidhura, s’kanë ambicie për t’u bërë plaçkë me politikën. Përfaqësojmë emrin. S’dua të përfaqësoj askënd dhe asnjë, me të cilët nuk më lidh asgjë. Kjo do të jetë përgjigja ime. Të zhytur në të gjitha aferat tuaja, juve ju intereson kjo gjë. Ka një pjesë që mendon ndryshe, që e do një orë e më parë shkëputjen nga ky tranzicion banal. Ne do bëjmë çfarë është e mundur. Parazitë në opozitë nuk pranojmë. E kemi kërkuar ne, do e çojmë deri në fund, sipas mendësisë tonë, vlerave tona. Këtë mocion, meqë ra fjala, drejtuesi i seancës e ka paraqitur prej 1 muaj, por e mbajtët ne sirtar. As nuk u kujtuat, por vetëm sot ju ra ndërmend. 32 vite më parë, pakkush mund ta kishte menduar që Shqipëria nuk do ishte vend anëtar në BE me të drejtat të barabarta. S’dua të mbetem peng i atyre 32 viteve, është e mbushur plot me gabime, këtej dhe andej. Në 9 vite që qeverisni ju, Shqipëria ka mbetur në vend numëro”, tha Alibeaj.
- “Dy mushka kanë mbetur në fshatin tënd pa i punësuar”, Berisha i drejtojhet Manjës
- Berisha: Brenda 2 ditëve vendosim datën e protestës së radhës
- “Ja i paudhi”, Berisha bllokon foltoren, reagon Spiropali
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona