Nora Malaj: Dalja e tezës së maturës, një gjest jo patriotik
Rreth 28 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë nisën dje rrugëtimin e maturës shtetërore duke iu nënshtruar kështu testimit të parë atij të gjuhës së huaj.
Edhe këtë vit rregullorja ishte e qartë, nuk lejohen telefona; për të ndaluar kështu komunikimin mes nxënësve apo dhe me persona të tjerë jashtë ambienteve ku po zhvillohen provimet e matura shtetërore. Por kjo nuk e ka ndaluar faktin që vetëm 30 minuta pas nisjes së testit të publikohet në rrjetet sociale varianti a dhe b i provimit të anglishtes.
Pedagogia Nora Malaj tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se nxjerrja e tezës së provimit është vepër penale dhe një gjest aspak patriotik.
“Nuk ka të bëjë me kamerat, ka të bëjë me një qasje që unë do ta quaja jo patriotike, individë të caktuar kanë tendencë ta zhbëjnë seriozitetin e një gjëje, ta fotografojnë një gjë dhe ta nxjerrim, kjo është shumë e dëmshme. Ka një qëllim që del testi; të marrësh kopje, të zhbësh standardin e institucionit, të tregosh se sistemi i arsimit nuk funksionin, që është një goditje nën brez dhe që është edhe më e rëndë, këtu unë ndiej revoltë. Të pamoralshmen e kemi nxjerrë në moralitet, të pranohet e keqja si pjesë e standardit të jetës është gjëja më e rëndë”, tha Malaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 16:16 Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
- 16:10 Pothuajse një e katërta e votuesve në Evropë mbështesin partitë e ekstremit të djathtë
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
- 15:37 Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
- 15:37 Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)