Matura Shtetërore, 28 mijë maturantë zhvilluan provimin e parë të gjuhës së huaj
Në të gjithë gjimnazet e vendit, 3 qershori ishte dita e provimit të gjuhës së huaj, duke përkuar edhe me nisjen e sezonit të provimeve nga ana e gjimnazistëve.
Në Tiranë, procesi i provimit shkoi mirë. Megjithatë ndonëse masave të marra, teza e provimit doli 30 minuta pas nisjes së tij. Provimi i gjuhës së huaj, për nxënësit, ishte brenda pritshmërive.
Në Berat 685 maturantë u testuan për dijet e gjuhës së huaj, ku 80 mësues administruan mbarëvajtjen e procesit.
Qarku i Elbasanit numëroi 2581 maturantë që u ulën këtë të hënë në bankat e shkollës për të dhënë provimin e gjuhës së huaj. Procesi u monitorua nga qindra mësues në 7 shkolla, ndërsa krahasuar me një vit më parë, numri i përgjithshëm i maturantëve që dhënë provimin e gjuhës së huaj, ishte 150 më pak.
Edhe në Gjirokastër u zhvillua provimi i parë i maturës me 298 nxënës që u shpërndanë në 8 shkolla, të cilët u vëzhguan nga 20 mësues.
Qarku i Vlorës numëron 1119 maturantë të cilët morën pjesë në provimin e gjuhës së huaj, duke nisur kështu sezonin e provimeve.
Po ashtu edhe në Korçë, 2027 maturantë të juglindjes ju nënshtrohen provimit të parë të maturës shtetërore në gjuhën e huaj.
Numrin më të madh të maturantëve e ka Korça me 830, me pas Pogradeci me 663 maturantë e numrin më të vogël të maturantëve e ka zyra vendore e drejtorisë arsimore të Kolonjës me 86 maturantë.
13 qendra provimi janë kontrolluar nga 213 punonjës të drejtorisë rajonale të arsimit në Korçë.
Pas provimit të gjuhës së huaj, më 10 qershor maturantët do t’i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, më pas më 18 qershor do kenë matematikën ndërsa më 24 qershor është provimi i fundit, ai i lëndës me zgjedhje.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë