Orët e këshillimit të karrierës, maturantët të shtyrë nga tregu i punës
Maturantët janë bërë gati për të dhënë provimet e maturës. Në këtë fazë të tyre një vendim i vështirë është dhe ai për universitetin që duan të ndjekin. Ndaj në gjimnaze janë kryer konsulta dhe orët e këshillimit të karrierës.
Disa ende kanë pikëpyetje sa i përket orientimit akademik që duhet të zgjedhin.
“Kishin dyjëzimet, pritshmëritë e tyre janë realizuar deri diku…e filluan me një vrull vitin e kaluar të merrnin variantet që do ti conin drejt mjekësisë, por ka pasur dhe disa që nga ngarkesa, pesha e madhe që kanë orët, kanë kërkuar të bëjnë ndryshim të varienteve, ka patur dielma të ndryshme , sepse është një vendim shumë i madh ne një moshë akoma të vogël…”, tha Etleva Doka, mësuese e gjuhës shqipe dhe letërsisë.
Të orientuar nga tregu i punës, çfarë ai ofron dhe cilat janë profesionet që kërkohen më së shumti, disa e kanë bërë zgjedhjen e tyre.
“Unë kam zgjedhur inxhinieri, është sifudes, por me anë të dëshirës është e arritshme. dyëzimi ekziston, por nuk besoj se kam bërë gabim”, tha Andi Nikolli, maturant.
“Unë do të vazhdoj për arkitekturw, i përshtatet shijeve të mija. Duke qënë se jam kreative dhe në Shqipërinë e sotme mendoj se është një element që i duhet vendin tonë”, tha Eden Paskali, maturante.
Maturantët kanë kryer dhe testat parapërgatitore, që nga muaji janar i këtij vitit, duke marrë shembujt e viteve të kaluara, si dhe për tu mësuar me rregullat në ditën e tyre të rëndesishme.
“Zgjedhja ime është për drejtësi. sepse dua që të jap kontrubutin time në shqipëri për një shoqëri sa më të drejtë. jemi të stresuar kemi 3 vite që përgatitemi. frikën gjuhë letërsia është një lende subjektive sepse të tjerat janë shkenca me një përgjigje fikse”, tha Ines Mersini, maturante.
Provimi i Gjuhës së Huaj do të jetë më 3 qershor, Gjuha Shqipe dhe Letërsia do të jetë më 10 qershor, Matematika më 18 qershor, provimi me zgjedhje më 24 qershor. Ndërsa provimi Teori Profesionale e Integruar për Maturën Shtetërore Profesionale do të jetë më 24 qershor.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë