Notar dhe mekanik/ 82-vjeçari nga Saranda tregon për pasionet e tij
Ishte 10 vjeç kur nisi të fitonte kampionate kombëtare noti.
Kasëm Kasëmi rreth gjysmë shekulli jetën i’a dedikoj pasionit për sportin , si notar e si trajner noti e futbolli.
“Unë jam Kasëm Kasëmi nga Saranda, kam lindur në Ksamil. Në moshën 10 vjec garova në Durrës dhe mora vendin e parë. Si notar dhe si trajiner vazhdova deri në vitin 89”-tha ai.
“Sporti të mban gjallë, unë nuk kam probleme me shëndetin.”
Paralel me sportin sistemi i kohës e vendosi të punonte si rrobaqepës. Nga nevoja për të rregulluar makinat qepëse lindi një tjetër pasion e profesion , për Kasëmin, ai i mekanikës.
“Isha në kategorinë e shtatë edhe si rrobaqepës edhe si mekanik. Ishte kënaqësi në atë lloj profesioni kënaqësia që të jepte makina qepëse, të punoje çdo ditë.”
Pas rënies së komunizmit, Kasëmi vendosi të hapte dyqanin e tij , si i vetmi mekanikë i makinave qepëse në Sarandë.
Edhe sot në moshën 82 vjeçare, kur flet dhe ecën me vështirësi thotë se nuk do të shkëputet nga puna.
“Nuk e ndjeva fare unë shkeputjen nga komunizmi në këtë kohë , sepse puna ime qe e njejta, s kisha lidhje me partitë, me shtetin e njëra tjetrën. Pse? Ti shërbeja popullit dhe s kisha asnjë lloj interesi .
Sa të jem në këmbë, nuk e lë dot punën njeriu …”
Në fund ai ka një mesazh, për të rinjtë.
“Nuk e kemi lënë punën andej me makinën qepëse, me sportet …
Kjo është edhe një, t’ju them të rinjve merruni me sport, merruni me punë, shikoni familjen kjo është jeta”.
LEXONI GJITHASHTU:
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”
Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit