Notarja nga Kosova eliminohet nga gara e notit në Paris 2024

3 Gusht 2024 | 12:04

Hana Beiqi ka dështuar të kualifikohet në gjysmëfinale të garës së notit 50 metra stil i lirë të shtunën në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Notarja kosovare doli e fundit në baterinë e saj, me kohën 27.34 sekonda, pamjaftueshëm për ta siguruar një vendin në mesin e 16 më të mirëve.

Madje, 15-vjeçarja nuk arriti as kohën e vet më të mirë në këtë disiplinë, 26.74 sekonda, qe e kishte arritur në Kampionatin Evropian të Notit më 2023.

Ky ishte debutimi i Beiqit në Lojëra Olimpike.

Beiqi dhe Adell Shaboviq – i cili u eliminua në rrethin e parë të garës gjithashtu në fillim të javës – ishin dy notarët e vetëm që e përfaqësuan Kosovën në këto lojëra.

Garat për ekipin olimpik të Kosovës në Paris pritet të përfundojë sot, me Gresa Bakraçin që do të garojë në 800 metra vrapim më vonë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin kanë prezantuar këtë të premte bilancin e punës për periudhën maj-qershor 2026, në...
10:55 | 17/07/2026

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026

Historike, Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup” me ekipin e personave me aftësi të kufizuara intelektuale

Kombëtarja shqiptare e futbollit e personave me aftësi të kufizuara intelektuale do të përfaqësojë Shqipërinë në “Genuine Cup 2026”, që do të zhvillohet në Houston,...
10:30 | 17/07/2026