Nufi mikpret homologun grek: Shqipëria, faktor kyç për promovimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale

25 Maj 2026 | 16:00

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, mikpriti homologun grek, Nikos Dendias ndërsa në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh Shqipëri-Greqi dhe vijimi i dialogut të ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Duke vlerësuar mbështetjen e Greqisë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë, ministri Nufi u ndal tek promovimi i stabilitetit dhe sigurisë rajonale, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, i cili mbetet prioritet strategjik i përbashkët i dy vendeve tona.

“Objektivi kryesor i Shqipërisë në rajon mbetet avancimi i stabilitetit politik, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm. Për këtë arsye, ne jemi të pranishëm me personel në EUFOR ALTHEA në Bosnjë-Hercegovinë dhe në KFOR në Kosovë. Gjithashtu, forcat detare shqiptare dhe ato greke ruajnë koordinim dhe ndërveprueshmëri të shkëlqyer përmes misioneve në Detin Egje dhe Mesdhe, përfshirë Operacionin “Sea Guardian” të NATO-s. Ndërkohë, Shqipëria po ndërmerr aktualisht përpjekje për forcimin dhe modernizimin e flotës së saj detare, çka do të rrisë më tej sigurinë detare dhe praninë e Aleatëve në rajonin Adriatiko-Jonian”, u shpreh Nufi.

Ministri Nufi vlerësoi gjithashtu edhe ndërveprimin e fortë aktual ndërmjet personelit ushtarak përmes aktiviteteve të përbashkëta, edukimit ushtarak, programeve të trajnimit dhe shkëmbimit të ekspertizës; teksa theksoi rëndësinë e veçantë të ri-vitalizimit të protokollit teknik mbi bashkëpunimin ushtarak mjekësor ndërmjet dy vendeve tona.

“Besojmë se duhet të synojmë riaktivizimin e këtij kuadri, veçanërisht në fushat e kujdesit shëndetësor të specializuar, trajnimit mjekësor dhe shkëmbimeve profesionale, në frymën e përfitimit të ndërsjellë dhe partneritetit strategjik”, u shpreh ai.

Përgjatë takimit, të dyja palët vlerësuan gjithashtu bashkërisht rritjen e përpjekjeve për zhvillimin e kapaciteteve dhe bashkëpunimit ushtarako-industrial si prioritete kyçe për të gjithë Aleatët, veçanërisht në dritën e dinamikave dhe vendimeve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026