Gjenden shpendë të ngordhur në Shëngjin, shkaku i panjohur sipas veterinerit
Në Ranën e Hedhun në Shëngjin janë gjetur pula të ngordhura, por shkaku për këtë nuk dihet ende.
Kështu bëri me dije në emisionin Mirëmëngjes në Euronews Albania Gjovalin Kaceli, Specialist Veteriner në Drejtorinë e Bujqësisë, Lezhë.
Kaceli tha se deri në këto momente në Lezhë nuk janë identifikuar raste të gripit të shpendëve, dhe se “pulat mund të kenë ardhur nga deti ose lumi, ku mund t’i kenë hedhur njerëzit”.
Ai deklaroi se operatorët turistikë kanë thënë se pulat mund t’i kenë hedhur me dashje, vetëm për të prridhur imazhin e vendit dhe për të ulur numrin e turistëve.
“Nuk dimë akoma shkakun nga se mund të kenë ngordhur, kjo ndodh pasi disa persona të papërgjegjshëm mund t’i hedhin në det, në lum, dhe lumi ose deti i ka sjellë në atë zonë ku është një zonë e cila frekuentohet shumë nga turistët. Operatorët turistikë thonë se mund t’i kenë hedhur me dashje vetëm për shkak që të prishin imazhin apo të ulin numrin e turistëve”, tha Kaceli.
Ndërsa, në një lidhje të drejtpërdrejtë me Mirmëngjes, Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli tha se duhet të ketë një varrezë të miratuar për shpendët e ngordhur, për të mos u gjendur si në situatën e Durrësit të ku nuk kishte në varrezë të tillë.
“Bashkia Lezhë apo shërbimet veterinare në Lezhë duhet të kenë një varrezë të miratuar, ku edhe qytetarët, kafshët e tyre të ngordhura t’i çojnë tek pika e miratuar për groposjen e tyre”, tha Resuli.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro