“Nuk do rrisim çmimin e energjisë”, Ibrahimaj: Çfarë parashikon buxheti i vitit 2023
Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj është shprehur se me buxhetin e vitit 2023 parashikojnë një ngadalësim të rritjes ekonomike dhe uljen e normës së inflacionit që është sot.
Nga foltorja e Kuvendit Ibrahimaj theksoi se ndikimet ekonomike në vendin tonë varen nga lufta në Ukrainë si dhe nga situata në ekonomitë botërore.
“Më buxhetin e vitit 2023 ne parashikojmë një ngadalësim të rritjes ekonomike. Parashikojmë që ekonomia të rritet me 2.6 %. Parashikojmë që norma e inflacionit të bjerë në nivelin 3.6 % nga niveli që është sot. Ndikimet ekonomike do të varen nga lufta Rusi-Ukrainë dhe nga sanksionet dhe të gjithë ato që do të ndodhin në ekonomitë botërore. Buxheti parashikon konsolidim fiscal, parashikon reduktim të borxhit. Kjo qeveri ka treguar se vullnetin për të reduktuar borxhin ndaj GTP e ka dhe e ka të qëndrueshëm. Ne kemi reduktuar borxhin në vitin 2019. Ne nuk e kishim i menaxhuar borxhin që qeveria paraardhëse kishte lënë.”- u shpreh ministrja.
Më tej Ibrahimaj theksoi se objektivi i tyre kryesor për vitin 2023 është që të garantojnë furnizimin e energjisë për qytetarët.
“Objektivi kryesor i buxhetit të vitit 2023 është që ne do të garantojmë furnizimin me energjinë elektrik dhe nuk do të rrisim çmimin me energji elektrike duke mbajtur peshën e ruajtjes së këtij çmimi brenda buxhetit të shtetit”- theksoi Ibrahimaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë