Nuk do të firmoset asnjë dokument, thotë zëdhënësi i Kremlinit
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të premten se nuk ka “asnjë bisedë” për nënshkrimin e ndonjë dokumenti zyrtar nga Rusia dhe Ukraina pas raundit të dytë të bisedimeve të së enjtes midis dy palëve.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaroi të premten se nuk është folur për asnjë nënshkrim dokumenti zyrtar nga ana e Rusisë apo Ukrainës.
Ky njoftim erdhi pas raundit të dytë të bisedimeve mes delegacioneve të dy palëve.
“Rundi i dytë i negociatave u zhvillua dje,” tha Peskov në një konferencë me gazetarët. “Tani është në dorën e këtyre negociatave. Është një mundësi që delegacionet t’i përcjellin njëri-tjetrit të gjithë elementët e pozicioneve pa ndërmjetës të panevojshëm. Elementet e qëndrimit tonë janë vënë në vëmendje të palës ukrainase.”
I pyetur për mundësinë e nënshkrimit të ndonjë marrëveshjeje të nivelit të lartë nga të dyja palët, Peskov tha: “Nuk flitet ende për nënshkrimin e ndonjë dokumenti. Bisedimet që u zhvilluan ishin një mundësi e mirë për të përcjellë qartë vizionin tonë për këtë problem.”
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid