“Nuk duhet të hash më mish”, mjekja tregon rastin kur pacienti u përlot
Kardiologia Daniela Teferiçi tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania historinë e një pacienti të cilit i kishte rekomanduar të hiqte dorë nga mishi i kuq.
Mjekja tha se zotëria ishte përlotur sepse konsumin e mishit e kishte shumë të rëndësishëm dhe pjesë të pandarë të jetës së tij, gjë që asaj i kishte bërë përshtypje.
Teferiçi tha se pacienti i saj ishte nga jugu dhe shijonte gjithnjë mishin me alkool.
“E kishte mënyrë të jetuari, pinte pak alkool, kishte mishin dhe u emocionua shumë dhe mua më bëri përshtypje. Ishte 60 e ca vjeç dhe u përlot sepse do të shkëputej nga stili i tij i jetesës që e shijonte atë stil,” – tregoi mjekja.
Teferiçi shtoi gjithashtu se ka shumë qytetarë që prej frikës se mos mjeku iu ndalon ushqime që i kanë qejf, zgjedhin të mos konsultohen fare.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren