“Nuk duhet të publikohen”, Dervishi: Dëmtohet hetimi nëse jepen detaje nga dosjet
Gazetari Ferdinand Dervishi ishte këtë të diel i ftuar në emisonin “Review” në Euronews Albania për të folur rreth megaoperacinit të SPAK.
Ndër të tjerat ai foli edhe për pretendimet e avokatëve mbrojtës të cilët kanë thënë se nuk janë njohur me dosjet e klientëve të tyre dhe se telefonat e sekuestruar nuk duhet të merren si subjekt hetimi, pasi nuk mund të verifikohen se kush ka folur me ta.
Dervishi tha se dosjet nuk u janë dhënë avokatëve, pasi sa herë që është ndjekur kjo procedurë ato i janë dhënë mediave, duke dëmtuar kështu hetimin.
“Është vepruar kështu, nuk u janë dhënë avokatëve mbrojtës materialet, sepe po na ndodh një fenomen kohët e fundit që sa i marrin avokatët në duar, i ka edhe media materialet.
Kështu mund të dëmtohet hetimi, të mos harrojmë se akoma prokuroria është në proces duke u marrë me këtë punë. Duke dalë para kohe në media, besoj se dëmtohet hetimit.
Ndërsa pjesa tjetër që thotë mbrojtja që aparatet mund të jenë të personave nën akuza, kjo është lehtësisht e vërtetueshme”,-tha gazetari Ferdinand Dervishi.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë