“Nuk i jap llogari njeriu kë takoj”- Rama: Nuk i kam dhënë asnjë dokument McGonigal

2 Shkurt 2023 | 22:03

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” në Euronews Albania, ku foli në lidhje me përfshirjen e tij në çështjen Mcgonigal.

Rama në fjalën e tij zbuloi se është takuar në zyrë me ish-zyrtarin e FBI-së, ku i pranishëm ishte dhe Agron Neza, i cili ishte shoqëruesi i McGonigal.

Rama tha se nuk i ka dhënë asnjë document ish-zyrtarit të FBI-së për financimet ruse në Partinë Demokratike.

Ai shtoi se takimet me agjentë të kundërzbulimit janë pjesë e punës së tij dhe për këtë nuk i jep llogari asnjë njeriu.

“Ai ka kërkuar takim me mua dhe nuk kam takuar vetëm atë por takoj dhe plotë të tjerë nga kundërzbulimi dhe nuk i jap llogari asnjë njeriu. Nuk kam takuar biznesmen privat në takimin me të. Ai ka ardhur me një person, për të cilin flitet gjërë e gjatë, herë me lidhje herë pa lidhje në ditët e sotme Ma ka prezantuar ai mua dhe më ka thënë “ky është bashkëpunëtori dhe miku im, a mund të jetë dhe ky në takim”? “Po patjetër”, i kam thënë, dhe ishte dhe ai në takim.

Shqipja është e dashura ime më hyjnore dhe unë kam shumë merak kur shqipja keqpërdoret dhe kur çdo fjalë vlerësohet. Ju thatë se thuhet që aty filloi hetimi.

Dua t’iu them këtë me plot gojën unë skandalin e parave ruse të PD-së e kam marrë vesh kur ka dal nga BIRN-i. Nuk kam pasur në asnjë rast, as unë, as në këtë godinë, ndonjë dokument që të lidhej me këtë çështje, po të kisha pasur do t’ia kisha dhënë zyrtarit të lartë të FBI-së” tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Muçi debaton me Ballën: Përballë nuk ke më Berishën, por rininë shqiptare

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi ka shkëmbyer disa replika në Kuvend me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla. “I them që Taulant,...
11:58 | 13/07/2026

Policia e Vlorës: 65 të arrestuar dhe mbi 700 doza drogë të sekuestruara gjatë qershorit

Policia e Vlorës ka bërë bilancin e punës për muajin qershor 2026, duke njoftuar se janë evidentuar 254 vepra penale, nga të cilat 240 janë...
11:46 | 13/07/2026

PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për 4.2 milionë eurot e koncertit të Kanye West

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, lidhur...
11:31 | 13/07/2026