English

“Nuk jemi padronët e opozitës”- Përplasjet në Kuvend, Çuçi: Ata bëjnë demagogji

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, është shprehur se përplasjet e ditës së sotme në Kuvend janë vijim i skenareve të opozitës që i shërbejnë një njeriu të vetëm.

- Advertisement -

Komentet Çuçi i bëri gjatë një deklarate për mediat pas seancës plenare, ku tha se opozita bën demagogji edhe e pretendimet për vendosjen e hapësirës Kushtetuese në Kuvend.

Ai shtoi se maxhoranca nuk është e detyruar që të miratojë çdo projekt-ligj të opozitës, por t’i diskutojë. Sipas tij, opozita edhe sot që do të diskutoheshin nismat e saj, shkaktoi kaos në Kuvend.

“Asgjë e re nga fronti i non gratave. E vetmja e re sot ishte se u vërtetua se e gjithë përpjekja e opozitës gjoja mungesë dhe rivendosjen e hapësirave kushtetuese është demagogji. Pasi ne sot kishim shqyrtimin e 6 nismave ligjore të propozuara nga opozita, por edhe sot ata vijuan kështu.

Jo çdo nisëm që ndërmerr opozita ne jemi të deteyruar ta miratojmë. Ne nuk e kemi thënë në asnjë moment që opozita nuk e ka të dretë Kushtetuese që opozita të ngrejë Komision Hetimor. Por gjithçka ka të bëjë me objektin. Po të jetë brenda objektit që ka Kushtetuta, je jemi dakord, nuk do dalim kundër Kushtetutës.

Tubimet vetëm njoftohen edhe sot, por njoftimi dhe tubimi duhet bërë sipas kërkesave, duhet të ketë një organizator, numrin e folësve, etj. Në lidhje me ndryshimet e kodit penal, si nisma ligjvënëse nga opozita, që kishin paraqitur disa nga kolegët, ka momente që janë qëndrime parimore që nuk jemi dakord dhe ka momente që lidhen me procesin e një kodi tërësor të ri penal. Ministria e Drejtësisë është drejt përfundimit të draftit të ri të kodit të ri penal.

Tymueset, mjetet pirroteknike, nuk janë skenar i maxhorancës, por i opozitës. Debati parlamentar nuk është vetëm seancë plenare, është më i gjerë në Komisionet Parlamentare. Nuk është skenari jonë ky. Skenari jonë është të miratojmë ligjet. Nuk jemi ne patronët e opozitës”, është shprehur Çuçi.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?