“Nuk ka më kthim”, gazetari nga Izraeli: Ushtria është futur në Gaza, ja ç’po ndodh
Attila Somfalvi, gazetari nga Izraeli ishte këtë të hënë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se ushtria izraelite është futur në territorin e Gazës, por metoda që ajo po ndjek është një hapa para, një hap pas. Ajo sipas tij po lëviz në një mënyrë të ngadaltë, pasi Hamasi ka shumë baza të mbushura me municione, gjë që mund të jetë e rrezikshme për ushtarakët.
“Situata është shumë komplekse. Jemi të përfshirë nga lufta. Ushtria izraelite po drejtohet për në Gaza në mënyrë të moderuar me kujdes dhe ka një lëvizje të shtuar të trupa ve ushtarake në Gaza, sepse ushtria izraelite e di se kur duhet të presë dhe se kur duhet të veprojë. Ushtria nuk ka hyrë thellë në Gaza. Ajo depërton gjatë natës e tërhiqet gjatë ditës. Gjatë natës kemi avancim territorial, ndërsa gjatë ditës kemi tërheqje. Kjo është një lëvizje komplekse, por mbron ushtarët”,-tha gazetari.
I pyetur për situatën e civilëve në Gaza ai u përgjigj:
“Sa u takon civilëve, ushtria izraelite u dha atyre shumë shanse. Gjatë kohës që ushtria po përgatitej, mijëra palestinez u zhvendosën. Kjo u mundësua nga Izraeli. Ne u siguruam që sa më shumë civilë të ishin të pa përfshire në luftë, por fatkeqësisht Hamasi, u ka bërë thirrje civilëve që të qëndrojnë”,-tha gazetari duke shtuar se Hamasi po përdor shkollat, spitalet dhe komplekset e tjera për t’u mbrojtur.
“Kjo është arsyeja se përse Izraeli u vonua në ofensivën e tij, në mënyrë që civilët të largoheshin. Nuk mund të them që ikën të gjithë. Izraeli nuk po përpiqet të vrasë fëmijët. Ne po mundohemi të shmangim çdo viktimë të pafajshme”,-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij