‘Nuk mund ta paguajmë naftën me gjakun e Ukrainës’, Lituania: Embargo Rusisë
Ministri i Jashtëm i Lituanisë Gabrielius Landsbergis ka bërë thirrje për embargo ndaj tregut rus të energjisë.
“Burimet e energjisë që ne importojmë paguajnë për operacionin ushtarak rus”, tha Landsbergis në një takim të përbashkët me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken në Vilnius.
“Ne nuk mund të paguajmë naftën dhe gazin me gjakun e Ukrainës”, shtoi ministri lituanez.
Kryeministri italian Mario Draghi është duke zhvilluar një takim me shefen e BE-së Ursula Von der Leyen në Bruksel për të diskutuar varësinë aktuale të Italisë nga energjia ruse dhe çfarë mund të bëhet për të diversifikuar furnizimin aktual të Italisë me energji.
Italia dhe Gjermania janë ndër vendet evropiane që do të ndikoheshin më shumë nga kufizimet e importit të naftës ruse.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid