“Nuk mund të mohojmë gjithçka”, Olli: Janë bërë punë të mira në Tiranë, por…
Gazetari Leonard Olli ka komentuar sondazhin e Barometrit në Euronews Albania, në lidhje me faktin sesi po shkojnë punët në Tiranë krahasuar 5 vite më parë dhe për garën mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kandidatit demokrat, Belind Këlliçi.
Sipas Ollit, opinioni publik ka qenë i saktë në sondazh, ku nënvizoi se në Tiranë janë kryer punë dhe se nuk duhet mohuar gjithçka.
Por Olli shtoi se ka ende gjëra që duhen përmirësuar.
“Kjo është një e vërtetë, opinioni publik nuk ka gabuar. Edhe ne nuk mund të mohojmë gjithçka. Nuk mund të krijohet baza e një kritike, qoftë analitike, gazetareske, profesionale apo edhe politike, inarcizmin dhe mohimin e gjithçkaje. Janë bërë edhe punë sigurisht, janë rregulluar ambiente, janë asfaltuar, janë rregulluar blloqet e banimit, por kjo nuk ndikon realisht në atë pjesë që quhet “Tirana e Madhe.
Kur dalim nga rrugica e shtëpisë dhe hyjmë në rrugën për të shkuar drejt vendit të punës, apo drejt një ambient argëtimi, apo për të kryer ushtrime fizike në natyrë, për fat të keq, ne e dimë që Tirana ka vetëm një pikë, Liqenin Artificial. Kjo e komplikon dhe e vështirëson jetën e qytetarëve”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Dhunohet gazetari i Euronews Albania nga truprojat e Albin Kurtit
Avokati i Haklajve për kallëzimin ndaj Berishës: Kemi dorëzuar si provë një video…
“Berisha krijoi përçarje”, Drini: S’e menduam që arrinim deri në këtë pikë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë