Nuk ndalen turistët në Gjirokastër, të huaj nga bota vizitojnë qytetin e gurtë
Mot i paqëndrueshëm i stinës së vjeshtës nuk po i pengon vizitorët vendas dhe të huaj të jenë të pranishëm në qytetin e Gjirokastrës.
Për ata që nuk duan shumë njerëz në shëtitjet e tyre, duket se kjo periudhë e vitit është ideale, për të parë nga afër vlerat historike dhe ndërtimore, pjesë e trashëgimisë kulturore botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s. Të preferuara për ta ngelen vizitat në Pazarin tradicional, Kalanë e gurtë si dhe komplekset muzealë dhe shtëpitë karakteristike.
” Unë jam nga Gjermania, për mua është një ditë e mirë të vizitoj qytetin sepse nuk është shumë ngrohtë, kjo është preferenca ime ndërkohë që në këtë periudhë nuk ka dhe shumë lëvizje nga turistët”
“Vij në Gjirokastër për herë të parë, vizitova kalanë e Gjirokastrës, më la përshtypje shumë të mira, e kujtojmë historinë tonë, të kaluarën, e popullit tim”
“Koha ishte e zymtë por qyteti i bukur, shumë, mirë kaluam”
“Unë jam nga Berlini, Gjermani, jam për herë të parë në Shqipëri, po kaloj disa ditë pushimesh dhe kam ndërmarë një tur po kënaqem dhe nuk është problem për mua nëse sot bie shi sepse sërish lëviza në qytet, është periudhë e mirë për të vizituar Gjirokastrën, pashë Muzeun Etnografik, shëtita si dhe shijova gatimet karakteristike”
Është shumë qytet i bukur, i veçantë, ne zgjodhëm për ta vizituar në këtë periudhë të vitit sepse është qetësi dhe moti nuk është i nxehtë, mendoj të rikthehemi sërish në verë”
“Unë e dashuroj këtë qytet këtu, veçanërisht kur është mot i vrenjtur dhe shikon ndërtesat e vjetra, kur të kthehem në SHBA do t’ja rekomandoj bashkëmoshatarëve ta vizitojnë ” –shprehen turistët.
Tashmë turizmi është kthyer në sektorin prioritar për ekonominë lokale në Gjirokastër ndërsa shumë ndërtesa karakteristike janë rijetëzuar duke ofruar shërbime për vizitorët vendas dhe të huaj. Përgjatë këtij vitit zona e Gjirokastrës është vizituar nga rreth 500 mijë të huaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia
Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
- 14:04 “Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi