Nuk ndalet rënia e euros, pritet forcimi i lekut
Dukej sikur po rimëkëmbej një javë më parë, por euro vazhdon të bjerë sërisht, në shifrën 106.44 lekë, nga 107.6 që ishte. Edhe pse Banka e Shqipërisë bleu rreth 15 milionë euro me qëllim plotësim e rezervës, kjo lëvizje nuk dukej e mjaftueshme për të stopuar rrëzimin e vazhdueshëm të nënçmimit.
Faktorët kryesor për euron e dobët vijon të mbetet oferta e lartë e valutës në treg e cila është shtuar me rritjen e turizmit në vend, dhe parashikohet të vazhdojë e tillë me avancimin e sezonit veror që pritet të intensifikohet në muajin gusht.
Ekspertët nuk përjashtojnë dhe faktorin tjetër kryesor si qarkullimi i parasë informale në treg që vazhdon të destabilizoj.
Por përveç faktorëve të brendshëm, dobësimi I euros vjen dhe nga zhvlerësimi i valutës në bursat ndërkombëtare, ku vlera e këmbimit me dollarin arriti vlerën 1.084 nga 1.1 dollarë që ishte një javë më parë.
Dollari në anën tjetër është forcuar nga përmirësimi i treguesve dhe performancës ekonomike të tregjeve të SHBA-ve.
Ndryshe nga euro, mbiçmimi i dollarit kundrejt lekut është 98.15 lekë, ose 0.35 më shumë seç ishte.
Euro konsiderohet si valutë e lidhur ngushtë me tregun tonë. Gjatë vitit valuta është këmbyer mesatarisht me 112.8 lekë, ,e poshtë se vlera mesatare e 114 që ishte. Ky nivel cilësohet si më i ulti historik, ndërsa mesatarja e vitit 2022 ishte gati 119 lekë.
Rrëzimi i fortë i valutës nisi që në maj krahas me periudhën e zgjedhjeve lokale, dhe dukej sikur ndaloi me mbarimin e fushatës për t’ju rikthyer ekuilibrave të mëparshme. Por nënçmimi i fortë vijon akoma pa ndalur.
LEXONI GJITHASHTU:
35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona