“Nuk respektohen oraret”, qytetarët në Tiranë ankohen për linjat e autobusëve
Qytetarët në Tiranë kanë shprehur për Euronews Albania shqetësimet e tyre në lidhje me transportin publik në kryeqytet.
Ata kanë deklaruar se disa linja kanë probleme me oraret.
“Problematikat që kemi në transportin publik janë të shumta, pasi oraret nuk janë korrekte. Në mëngjes ka ngarkesë shumë të madhe”, tha një qytetare.
Ndërkohë një tjetër theksoi se në autobusë qytetarët nuk mbajnë maska edhe pse ndodhemi në një periudhë pandemie.
“Kemi një orë që prekim këtu për të ikur tek “Kopshti Zoologjik”, tha një tjetër qytetar që ndodhej në një stacion autobusi.
“Unë i frekuentoj autobusët. Instituti është keq fare, Porcelani ka probleme”, deklaroi një tjetër.
Një ditë më parë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i hoqi licencën linjës së Unazës.
Veliaj sqaroi se vendimi u mor pas abuzimeve të shumta të denoncuara edhe nga përdoruesit e linjës, teksa paralajmëroi edhe linjat e tjera të transportit publik, të cilat prej 3 muajsh janë në vëzhgim dhe kontroll nga ana e bashkisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta