‘Nuk tërhiqem’, Balla bën paralajmërimin: Po zbardh aferë të madhe korruptive

22 Shtator 2022 | 22:04

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se nuk do të tërhiqet nga çështja e privatizimit të ish-kompleksit sportiv, ‘Partizani’.

Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Balla deklaroi se ka ndihmuar me aq sa ka ditur, në mënyrë që të zbardhet një nga aferat më të mëdha korruptive.

“Një gjë është të fillosh një hetim dhe tjetra është t’i shkosh deri në fund. Kërkesa jonë e vazhdueshme nuk është të çojmë 3 letra dhe të themi se po hetojmë. Hetim është të kërkosh të gjithë dokumentacionin referues çështjes. Besimi im te dosja e kompleksit Partizani, duke qenë se mundësia të shkoj aty, kam parë që zonja prokurore ka punuar me themel.

Duke qenë se është një çështje që kam 10 vjet që i rri nga mbrapa dhe nuk tërhiqem, duket që e kishin kuptuar fabulën e çështjes. Unë kam ndihmuar me sa kam ditur për zbardhjen e një prej aferave korruptive të ish-kryeministrit deri në vitin 2013”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026