Numri i shqiptarëve në Gjermani, Gazetari: 50 mijë ishin jashtë stadiumit

17 Qershor 2024 | 09:35

Gazetari Flori Thomaj, i ftuar në GoodMorning Albanians tha se numri i madh i shqiptarëve në Gjermani është komentuar shumë nga të gjitha mediat.

Sipas tij përveç 50 mijë shqiptarëve që ishin në stadium duke parë ndeshjen me Italinë, ishin dhe rreth 50 mijë të tjerë jashtë stadiumit duke ndjekur ndeshjen.

“Nga qendra deri te stadiumi ka qenë plot me shqiptarë, ka qenë mbi 100 mijë veta brenda dhe jashtë stadiumit dhe ndoshta çdo 200 metra shikoje një italian. Kishte shumë shqiptarë që për fat të keq ishin jashtë në këtë ndeshje, madje mendoj që jashtë kishte akoma më tepër”, tha Thomaj.

Gazetari tha se midis tifozëve të kombëtares, shumë tifozë të shteteve të tjera u shtuan në festën e tifozëve Shqiptarë.

“Kam parë tifozë gjerman, kam parë tifozë skocezë që bashkoheshin me ne dhe thjesht u pëlqente atmosfera që të rrinin më tifozët kuqezi”, tha gazetari.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026

Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike

Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në Euronews Albania me Mirela Milori, ka deklaruar se sulmi me vlerësime negative reviews ndaj bizneseve në rrjete...
19:49 | 14/07/2026