Nusja kosovare shndërrohet në filtër Instagrami
Shumëkush mund ta ketë parë filtrin më të ri në Instagram. Kushdo mund të duket si “Nusja kosovare”, duke përdorur një filtër që mbulon fytyrën me të bardhë e pika të kuqe dhe blu. “Nusja kosovare” është një fotografi e famshme e fotografes Nita Zeqiri, që shfaq traditën mbi një mijë vjeçare të Lubinjës së Zhupës së Prizrenit.
E shpallur si fotoja e ditës nga revista National Geographic më 14 dhjetor 2013, kjo foto përmban elementë që përcjellin mesazhe të caktuara. Tre rrathët e bardhë në faqe dhe mbi mjekër simbolizojnë ciklet e jetës, ndërsa rrathët e brendshëm të kuq janë simbole të pjellorisë. Fytyra e nuses së re është e mbuluar me pika të kuqe dhe blu që përçojnë dëshirën dhe urimet për familje të shëndetshme dhe të lumtur.
[instagram_feed=B8zkbfKlD5_]
Ky filtër është krijuar nga agjencia e rrjeteve sociale “Hallakate” në Kosovë, duke e publikuar për herë të parë edhe në rrjetin social Instagram. Skuadra e #KUBI provoi filtrin e ri, që ndoshta mund të shpërndahet gjerësisht në vijim nga përdoruesit e platformës online. Edhe pse vetëm filtër, ndihet tradita mbi fytyrë.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi
- 13:16 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia
- 13:10 Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike