“Nxituan të fajësonin Kurtin”, Prençi: Kur foli SHBA-ja, Rama ndryshoi kursin
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi tha në një intervistë për Euronews Albania se politika e Tiranës dhe opozita e Kosovës nxituan të fajësonin Albin Kurtin për reagimin e tij pas tensioneve në raport me Serbinë.
Edhe pse vetë Prençi tha se reagimi i Kurtit s’ishte i duhuri, përsëri e justifikoi këtë të fundit duke thënë se qeveria e Kosovës duhet ta ushtrojë integritetin real në gjithë territorin e Kosovës.
“Pse duhet ne të mbështesim reagimet ekstremiste të serbëve në veri të Kosovës, të cilët janë në të padrejtë? Liderët e opozitës në Kosovë dhe kryeministri i Shqipërisë e bënë diçka të tillë kundër Albinit. I thanë ‘ja ushtro integritetin tani, tani që të grabitën policët’. Ishte veprimi më i turpshëm i politikës shqiptare. Një ditë më vonë, kur Shtetet e Bashkuara, Departamenti i Shtetit u vu në dijeni që marrja peng ishte bërë në territorin e Kosovës, ishte një veprim i paligjshëm i forcave të Serbisë, ishte cenim i drejtpërdrejtë i integritetit territorial të shtetit të ri të Kosovës me pavarësi të brishtë sepse është i monitoruar nga KFOR-i dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë, Rama dhe drejtuesit politikë të opozitës në Kosovë filluan të ndryshojnë kursin,” – u shpreh Prençi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë