OBSH: 1 në 4 të rinj të moshës 15-19 vjeç konsumojnë alkool
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin se 1 në 4 të rinj të moshës 15-19 vjeç në Europë, përfshirë edhe Shqipërinë konsumojnë alkool.
Europa cilësohet dhe si rajoni me konsumin më të lartë të alkoolit për frymë në botë.
Ekspertët vërejnë me shqetësim se ata që kanë akses në alkool në shtëpi kanë më shumë gjasa të fillojnë të pijnë në moshë të hershme. Ata thonë se konsumimi i alkoolit në adoleshencë shkakton probleme të shëndetit mendor, arritje të ulta në shkollë, ndërsa pason me rreziqe të vazhdueshme gjatë gjithë jetës.
Studime kanë faktuar se 1 në 4 vdekje tek të rinjtë e moshës 19–24 vjeç në Rajonin Europian të OBSH-së ndodhin për shkak të konsumit të alkoolit, kryesisht nga dëmtime aksidentale, mbytje dhe vetëvrasje. Ndërkohë që konsumimi i alkoolit që në moshë të hershme rrit gjithashtu rrezikun për sëmundje kronike të zemrës, mëlçisë apo kanceret e shumtë në mosha të rritura.
LEXONI GJITHASHTU:
- Përfshihet nga flakët një pallat në Radhimë, evakuohen banorët
- Berisha në Tropojë: Ministrat notojnë në luks, shqiptarët mezi shtyjnë muajin
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë