Oficerë të FSK-së trajnohen në SHBA për artileri
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë po vazhdojnë me ngritjen e aftësive ushtarake përmes trajnimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në njoftimin e FSK-së thuhet se nëntogerët Shpëtim Hasani, Labinot Osaj dhe Arian Karaxha kanë përfunduar me sukses Kursin Bazik të udhëheqjes për Artileri Fushore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
“Trajnimi ka për qëllim përgatitjen e ushtarakëve për udhëheqës të Togut të Artilerisë, Oficer të Mbështetjes me Zjarr si dhe si Oficer të Drejtimit të Zjarrit.
Si udhëheqës të Togut të Artilerisë pjesëmarrësit marrin njohuri praktike për pajisjen Howitzer amerikan M777 (155mm), M109 (155mm), dhe M119 (105mm). Në modulin e Mbështetjes me Zjarr, përgatiten ushtarakët për specifikat e Howitzereve, planifikim dhe thirrje të mbështetjes me zjarr, vëzhgimin e zjarrit si dhe llojet e mbështetjes që ofron artileria fushore si dhe në fushën e Qendrës së Drejtimit të Zjarrit trajnohen për kalkulimin dhe faktorë të ndryshëm që ndikojnë në një qitje sa më precize”, thuhet në një njoftim të FSK në Facebook.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë