OKB: Qindra mijëra afganë detyrohen të largohen nga Irani
Qindra mijëra afganë janë larguar nga Irani javët e fundit, pasi Teherani u dha afat deri më 6 korrik më shumë se katër milionë imigrantëve afganë pa dokumente për ta lënë vendin, thanë Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare, duke ngritur alarmin për mungesën e theksuar të fondeve për t’i ndihmuar të kthyerit.
Më shumë se 256.000 afganë janë kthyer në vendin e tyre nga Irani vetëm gjatë qershorit, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
Agjencia tha se rritja e madhe e numrit të të riatdhesuarve po e bën të vështirë për IOM-in dhe partnerët për të ofruar ndihmë.
Këto organizata arrijnë t’i ndihmojnë vetëm te 10 për qind të atyre që kanë nevojë.
Irani thotë se i strehon më shumë se 6 milionë afganë, shumë prej të cilëve jetojnë atje pa status të ligjshëm. Shumë imigrantë afganë pretendojnë se përballen me diskriminim të rregullt në Iran.
Disa media iraniane kanë raportuar se edhe afganët me viza të vlefshme janë dëbuar me forcë gjatë valës së fundit të dëbimeve.
Lufta 12-ditëshe e Iranit me Izraelin në mes të qershorit thuhet se ka kontribuar në largimet, me mediat shtetërore iraniane dhe përdorues të rrjeteve sociale që pretendojnë se një numër i pacaktuar shtetasish afganë janë arrestuar nën dyshime për spiunazh për Izraelin.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:04 Britania e Madhe përjeton valën më ekstreme të të nxehtit, thyhen rekordet historike
- 08:53 Dritarja e avionit shkëputet gjatë fluturimit në Greqi, pasagjeri mbetet pjesërisht jashtë
- 08:30 Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë