‘Onkologjiku’| Lëvizjet e mjekut brenda gjykatës, si ja futi vrapit sa pa gazetarët

27 Qershor 2024 | 22:07

Mjeku Edmond Gashi, doktori i klinikës private në të cilën drejtoheshin pacientët e sëmurë me tumor, pasi mjekët e onkologjikut nuk u ofron shërbim, është larguar me vrap pas përfundimit të seancës së mbajtur ditën e sotme.

Në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania janë publikuar pamjet e largimit të tij pas përfundimit të seancës, duke shfrytëzuar derën e administratës pasi hapet me kartë aksesi nga një punonjëse.

Gashi nuk pranoi të fliste për mediat kur hyri në gjykatë por tha se ka bërë vetëm punën e tij. Ndërsa largimi i tij me vrap u bë për të shmangur përpalljen me mediat.

Ai u largua nga ana tjetër e pasme e gjykatës, aty ku kalojnë vetëm gjyqtarët e prokurorët.

“Me përfundimin e seancës gjyqësore, pasi gjyqtarja ka lënë sallën e gjyqit, po kështu me radhë pas saj edhe prokurori, avokatët, si dhe vetë personat nën hetim, shtetasi E. G., teksa ka qenë në korridorin e katit të parë të gjykatës, duke përfituar nga një moment i vetëm në të cilin një punonjëse e gjykatës ka qënë duke dalë në rrethana krejtësisht rastësore nga dera e cila shërben për hyrjet dhe daljet e autorizuara vetëm të gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatës (me karta të posaçme), ka dalë i shoqëruar edhe nga një shtetas tjetër, duke u larguar me vrap, i pa shoqëruar nga asnjë punonjës i policisë së shtetit”,-deklaron gjykata.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të diele ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
22:10 | 05/07/2026

Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu këtë të shtunë zonën mes fshatrave Drizë dhe Peshtan, në njësitë administrative Qendër dhe Levan, në Bashkinë Fier....
22:07 | 05/07/2026

“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën është shprehur se është ende herët për të nxjerrë përfundime nëse Shqipëria...
21:50 | 05/07/2026