Open Balkan lidhet me interesat e Rusisë, thotë eksperti

4 Nëntor 2022 | 12:13

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi tha në një intervistë për Euronews Albania se Open Balkan është i hapur për Rusinë.

“Kemi parashikuar se kjo iniciativë jo vetëm është e dëmshme për rajonin,” – u shpreh ai, ndërsa shtoi se kjo është një iniciativë që  plotëson orekset, projektet dhe programet serbe në Ballkan.

Sipas ekspertit edhe Open Balkan lidhet dhe me interesat e Rusisë për aq kohë sa plotësohen dhe interesat e Serbisë.

Bytyçi tha se edhe dështimi i Open Balkan ishte parashikuar prej angazhimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u integruar në Bashkimin Europian e jo vetëm për t’u integruar në tregun rajonal.

Mëngjesin e së enjtes u mbajt “Procesi i Berlinit” në Gjermani.

Të pranishëm ishin liderët e 6 vendeve të rajonit, të cilët u pritën nga kancelari Olaf Scholz. Zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian ishin të pranishëm gjithashtu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026