‘Open Balkan’, profesori amerikan: Kosova ndihet e kërcënuar nga Serbia

5 Shtator 2022 | 17:18

Profesori në universitetin John Hopkins, Edward Joseph thotë se Kosova nuk merr pjesën në nismën rajonale Open Balkan, pasi ka çështje të hapura me Serbinë dhe ndihet e kërcënuar prej saj.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Joseph u shpreh se në të njëjtën situatë ndodhet edhe Bosnje Hercegovina me Malin e Zi.

Sipas tij, Serbia është vendi më autoritar në rajonin e Ballkanit.

“Pse ka speticizëm? Unë them se ka arsye të mira për këtë skepticizëm. E para është se i gjithë Ballkani i Hapur është mbi një teori që është e dyshimtë dhe vendet që do shkëmbejnë janë të paqta. Në Ballkan ke Serbinë që është jodemokratike dhe do kesh probleme. Shqipëria që merr pjesë, por edhe Maqedonia e Veriut nuk kanë pikërisht çështje të hapura politike me Serbinë. Por Bosnja Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi po.

Vendet që nuk kanë çështje të hapura, nuk kanë aspak problem të kenë marrëdhënie. Por ato të cilat kanë dhe ndjejnë kërcënime nga Serbia, si Bosnje Hercegovina, Mali i zi dhe Kosova, nuk duan të marrin pjesë në Ballkanin e Hapur dhe në pikëpamjen time kanë arsye të mirë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026