Operacion anti-drogë në Elbasan, kapet grupi i strukturuar kriminal! Plagoset një polic

11 Shkurt 2026 | 20:23

Një operacion anti-drogë është zhvilluar në koordinim mes strukturave të Policisë së Elbasanit dhe Shkodrës. Nga ky operacion është goditur një grupi i strukturuar kriminal që trafikonte lëndë narkotike, ku janë vënë pranga 3 persona.

Sipas burimeve zyrtare, gjithçka nisi pas informacioneve operative për një automjet që po transportonte drogë. Mjeti është mbajtur nën vëzhgim dhe më pas është ndjekur nga forcat e rendit. Në hyrje të Elbasanit, drejtuesi i tij ka tentuar t’i shmanget policisë duke devijuar në një rrugë të pandriçuar në një zonë periferike, por është neutralizuar pas rrethimit të zonës.

Gjatë kontrollit të automjetit janë sekuestruar rreth 45 kilogramë kanabis sativa, një armë zjarri luftarake me municion, një shumë e konsiderueshme parash, si dhe disa telefona celularë me karta SIM shqiptare dhe të huaja.

Gjatë operacionit, një efektiv policie ka mbetur i plagosur lehtë, pasi është dëmtuar nga thyerja e një xhami, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të grupit, i cili dyshohet se operonte prej kohësh në disa qarqe të vendit.

Strukturat hetimore po punojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.
Operacioni konsiderohet një tjetër goditje ndaj krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026