Operacion anti-drogë në Itali, arrestohen 7 shqiptarë, çfarë u sekuestrua 

20 Shkurt 2024 | 17:51

Shtatë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane me urdhër të prokurorisë e cila kishte kërkuar masën e sigurisë arrest me burg. Operacioni u krye në orët e para të mëngjesit të së martës në Firence dhe Prato në bashkëpunim të anti-mafias italiane dhe SPAK.

Arrestimi i shqiptarëve ka ardhur si rezultat i hetimeve të një operacioni të mëparshëm për trafik ndërkombëtar droge, të kryer me 5 Shkurt, ku u ekzekutuan 83 masa sigurie.  Policia ka kryer kontrolle edhe ndaj 18 të dyshuarve të tjerë

Si rezultat i këtij bashkëpunimit mes forcave policore shqiptare dhe italiane, u arrestuan 34 persona, 20 prej të cilëve qershorin e kaluar gjatë ekzekutimit të masave paraprake të kryera nga Policia Shqiptare, në atë territor, së bashku me oficerë të Borgo San Lorenzo.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se u sekuestruan 39 kg kokainë, 55 kg hashash, 68 kg marihuanë, 34 kg heroinë, 4300 euro para në dorë, 5 kamionë dhe një furgon.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026