Operacioni me helikopter, Policia asgjëson 8602 bimë kanabis në Vaun e Dejës

28 Korrik 2024 | 11:33

Policia ka zbuluar dhe asgjësuar në një operacion një sasi prej 8602 bimë narkotike në Vaun e Dejës.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se parcela me kanabis ndodhej në mes të një zone të pyllëzuar dhe operacioni i kërkimit është zhvilluar nga ajri me helikopter.

Ndërkohë aktualisht asnjë person nuk është vënë në pranga për kanabisin e kultivuar.

Njoftimi i Policisë:

Vau i Dejës/Vijon intensivisht megaoperacioni policor kombëtar i koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Kontrollet nga ajri u kryen në zona me terren shumë të vështirë, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes.

Nga kontrollet intensive të territorit nga ajri dhe grupet e kontrollit nga toka në njësitë administarative Shllak dhe Temal u gjetën dhe u asgjësuan 8602 bimë kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe shërbime të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. gjatë kontrollit të territorit, në njësitë administarative Shllak dhe Temal të Vaut të Dejës, gjetën dhe asgjësuan  8602 bimë kanabis.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Memaliaj, ra nga skela gjatë punimeve, punëtori 45-vjeçar transportohet me urgjencë në spital

Një 45-vjeçar ka mbetur i dëmtuar pasi ka rënë nga skela gjatë punimeve për restaurimin e çatisë së Teqesë së Koshtanit, në zonën rurale të...
12:35 | 17/06/2026

GJKKO lë në burg Florjan Musajn, pjesë e grupit kriminal për trafik droge

Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e arrestit në burg për Florjan Musajn, të vetmin të arrestuar në kuadër të një operacioni kundër një grupi të...
12:27 | 17/06/2026

Deklarata e deputetes Koçeku për kërcënim, reagon avokati i Bajrave

Avokati i familjes Bajraj ka reaguar pas deklaratës publike të deputetes Marjana Koçeku, duke i cilësuar ato si të pabazuara në prova dhe me karakter...
12:17 | 17/06/2026