Opozita kërkon që seanca për shqyrtimin e mandateve në Kushtetuese të jetë publike
Partia Demokratike ka kërkuar që seanca për shqyrtimin e mandateve të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të jetë e hapur për publikun dhe median. Në një shkresë drejtuar këtë premte kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, grupi parlamentar i PD-së ka kërkuar gjithashtu që në këtë proces të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i tyre, juristi Marash Logu.
Burime nga opozita theksojnë se transparenca është thelbësore në këtë proces dhe për këtë arsye insistojnë që seanca të zhvillohet në prani të medias.
Seanca pritet të mbahet më 16 tetor, pas një kërkese të ardhur nga Presidenti i Republikës, i cili ka kërkuar interpretim për afatet e mandateve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Diskutimi do të fokusohet në përcaktimin e saktë të datës së nisjes dhe përfundimit të mandateve të tyre.

LEXONI GJITHASHTU:
- Partia Demokratike ankimon në KAS rezultatin e zgjedhjeve në Korçë
- Përfundon numërimi në Kavajë: Fiton bindshëm Partia Demokratike
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara