Opozita në protestë/ Gazetari flet për “paktin” Noka-Bardhi: I lanë pas inatet…
Gazetari Bledar Koka ishte këtë të martë në Euronews Albania për të folur për protestën e opozitës e cila pritet të zhvillohet këtë pasdite përballë kryeministrisë.
Ndër të tjerat ai komentoi edhe mungesën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili nuk do të jetë i pranishëm në këtë protestë.
“Mua nuk më shqetëson prania e një apo dy liderëve në protestë, por pjesëmarrja qytetarëve. Këtu mund të diskutojmë. Mund të jetë zgjedhje taktike. Se po të ishte mund të thonin, po protestojnë për hallin e Berishës dhe Metës.
Mendoj se fokusi duhet mbajtur a i shërben kjo protestë opozitarizmit apo jo. Besoj se po. Gjithsesi përçarje nuk ka, Partia e Lirisë do jetë aty me strukturat dhe energjitë e veta. Kjo mund të jetë zgjedhje taktike, që zoti Meta mund ta tregojë më mirë. A duhet të ishte, unë mendoj se po”,-tha Bledar Koka.
Gazetari foli edhe për marrëdhënien mes demokratëve Flamur Noka dhe Gazment Bardhi, të cilët sipas tij tashmë i kanë lënë mënjanë inatet personale dhe po organizojnë një protestë të ribashkuar për të udhëhequr opozitarizmin.
“Kur paqja arrihet mes atyre që e kanë bërë luftën gjërat mund të bëhen më mirë. Mua nuk më intereson nëse ata janë sharë me njëri-tjetrin, ata ndoshta shahen edhe sapo largohen nga njëri-tjetri, mua më intereson produkti që kanë ata. Unë mendoj se janë cilësor. Cilësia e parë e politikanit është të tejkalojë mllefe dhe inate personale.
Ata i kanë pasur inatet personale, Berisha e ka pasur personale me Gazment Bardhin, dhe anasjellta. Fakti që këta njerëz i kanë lënë mënjanë inatet personale, për atë që unë mendoj dhe janë të ngarkuar me votë për të udhëhequr opozitarizmin, mendoj se duhet vlerësuar”,-tha gazetari Koka.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:51 Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
- 10:54 Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak
- 10:42 Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
- 10:32 Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)
- 10:13 Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen
- 10:08 Zbulohen tre ambiente ku luheshin lojëra fati ilegale në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim