Opozita shqiptare në RMV pranon propozimin francez
Për liderin e partisë opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela, propozimi francez është i pranueshëm.
Pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, Sela tha se gjithçka që e çon shtetin drejt Bashkimit Evropian duhet të përkrahet dhe se Maqedonia e Veriut nuk mund të ketë alternativë tjetër.
Lideri i opozitës do të angazhohet edhe për kualifikimin e gjuhës shqipe si e tillë në Kushtetutë, e jo siç është tani si gjuha që e flasin më shumë se 20 për qind e popullatës.
Këtë të hënë në RMV kanë vijuar konsultimet për propozimin francez për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.
Propozimi francez u shqyrtua dje edhe nga Këshilli i Sigurisë, të cilin e thirri presidenti Stevo Pendarovski. Kreu i shtetit pas seancës deklaroi se propozimi francez është i pranueshëm.
Propozimi mbërriti në Shkup të enjten e më pas kryeministri Kovaçevski paralajmëroi proces të gjerë konsultativ me koalicionin qeveritar, presidentin Kuvendin, opozitën, si dhe me shoqërinë civile.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane