Tetë persona në Devoll janë arrestuar në flagrancë pasi merreshin aktivitetin e paligjshëm të organizimit të lojërave të fatit dhe përshtatjes së ambjenteve në fshatin Poloskë.
Ndërkohë një 43 vjeçare do të hetohet në gjendje të lirë pasi kishte përshtatur lokalin për zhvillim të lojërave të fatit. Ndërkohë 2 tavolinat e përshtatura për lojë, letrat e bixhozit dhe një shumë parash u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Euronews Albania ka siguruar emrat e 8 të arrestuarve: Aleks Ago, 44 vjeç, Bledar Ibo, 31 vjeç, Enea Backa, 28 vjeç, Igli Staro, 33 vjeç, Maksim Ibo, 29 vjeç, Orgest Gjoza, 32 vjeç, Pandeli Nasto, 31 vjeç dhe Petrika Lushi 54 vjeç, të gjithë banues në fshatrat e Devollit, të cilët u kapën në flagrancë ambientet e lokalit, duke luajtur me letra bixhozi.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.
Kontrollet, nisur dhe nga telefonatat dhe shqetësimet e adresuara nga qytetarët, për këtë veprimtari të kundërligjshme.
Kishte përshtatur lokalin për zhvillim të lojërave të fatit, procedohet penalisht 43-vjeçarja.
Vihen në pranga 8 shtetas që u kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati, në këtë lokal, në fshatin Poloskë.
Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme që kryhen në ambiente të ndryshme, për evdentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe nga shqetësimet e adresuara nga qytetarët, për këtë veprimtari të kundërligjshme, shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Round”, kanë evidentuar në fshatin Poloskë, një lokal që ishte përshtatur për këtë veprimtari të paligjshme.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. A., 44 vjeç, B. I., 31 vjeç, E. B., 28 vjeç, I. S., 33 vjeç, M. I., 29 vjeç, O. Gj., 32 vjeç, P. N., 31 vjeç dhe P. L., 54 vjeç, të gjithë banues në fshatrat e Devollit, të cilët u kapën në flagrancë ambientet e lokalit, duke luajtur me letra bixhozi.
Gjithashtu u refeuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronaren e lokalit, shtetasen D. L., 43 vjeçe, banuese në fshatin Poloskë, Devoll, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
2 tavolinat e përshtatura për lojë, letrat e bixhozit dhe një shumë parash u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU: