Organizonin lojëra fati në ambientet e një lokali, arrestohen 2 persona në Tiranë
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Bastet”, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit të paligjshme.
Gjatë aksionit, policia ka arrestuar 32 vjeçarin me iniciale A. M., pronar i lokalit dhe kushëririn e pronarit me iniciale M. M., 32 vjeç. Të arrestuarit u kapën duke organizuar lojëra fati të paligjshme në ambientet e një lokali, nëpërmjet përdorimit të aplikacioneve në celularët e tyre.
Gjithashtu, gjatë operacionit, policia sekuestroi dy aparate celularë dhe një shumë parash të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.
Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Organizonin lojëra fati arrestohen 8 persona në Devoll, një 43-vjeçare nën hetim
- Poker në mes të “Bllokut”, arrestohen 5 persona që organizonin lojëra fati në Tiranë
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona