Organizonin lojëra fati në kundërshtim me ligjin, arrestohen 9 persona

16 Shtator 2024 | 08:25

Janë arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit “Joker” 9 persona që u kapën duke organizuar lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në një lokal në Sharrë.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrolleve janë sekuestruar 1 tavolinë pokeri me çipsa, aparate celulare dhe një pajisje DVR.

 Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Joker”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

– D. Xh., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, parashikuar nga nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal;

– O. M., 35 vjeç, E. H., 23 vjeç, A. Xh., 30 vjeç, L. Q., 22 vjeç, E. Gj. 33 vjeç, E. H., 24 vjeç, E. K., 33 vjeç, dhe J. Ç., 39 vjeç, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, 9 shtetasit e arrestuar, në një lokal në administrim nga shtetasi D. Xh., në rrugën “Llambi Zeçishti”, në Sharrë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri me çipsa, aparate celulare dhe një pajisje DVR.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026