English

OSBE-ja në Shqipëri publikon arritjet në parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rezultatet e një projekti për parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit që çojnë në terrorizëm (VERLT) në burgje dhe në shërbimin e provës, u prezantuan sot nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Kryetari i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, z. Bernd Borchardt theksoi se përmes bashkëpunimit të ngushtë, burgjet në Shqipëri mund të shndërrohen në baza për moderimin dhe deradikalizmin e elementëve që mbartin rrezik për shoqërinë.

- Advertisement -

“Përmes bashkëpunimit të vijueshëm, burgjet e Shqipërisë mund të bëhen baza për moderim dhe deradikalizim. Ne mbetemi të gatshëm të vijojmë të mbështetim autoritetet përkatëse në parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm në burgje dhe në shërbimin e provës, përmes një qasjeje të integruar”- tha Kryetari i Prezencës së OSBE-së.

Prezenca e OSBE-së në Tiranë me një njoftim të shpërndarë për mediat thekson se ky studim ka kontribuar për të zbutur rreziqet në Shqipëri, në katër drejtime, përmes: përgatitjes së një raporti të vlerësimit të nevojave në burgje dhe shërbimin e provës, në bashkëpunim me Institutin Ndërajonal të Kombeve të Bashkuara për Kërkimet në Fushën e Drejtësisë dhe Krimit (UNICRI); hartimit të një manuali trajnimi për fenomenin e VERLT-it dhe ngritjes së kapaciteteve të personelit të burgjeve dhe shërbimit të provës; forcimit të bashkëpunimit rajonal; si edhe rritjes së ndërgjegjësimit dhe njohurive për VERLT-in dhe ndërhyrjet për trajtimin e tij të bazuara në të drejtat e njeriut.

Rreth 300 punonjës të burgjeve dhe Shërbimit të Provës u trajnuan për parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm; 220 të rinj në shërbim prove morën pjesë në forume ndërgjegjësimi për parandalimin dhe luftën kundër VERLT-it; dhe rreth 200 studentë masteri morën pjesë në leksione të hapura me këtë temë.

Prezenca e OSBE-së bën me dije se projekti në fjalë u zbatua në partneritet të ngushtë me Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës. Ky projekt u mbështet financiarisht nga qeveria austriake, suedeze, gjermane dhe italiane, ndërsa filloi punën në nëntor 2017, me nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi me Ministrinë e Drejtësisë dhe Koordinatorin Kombëtar kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?